Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qeveria pa zgjidhje për grevën, Nagavci lajmërohet për të njoftuar se “situata është ndërlikuar” -

Qeveria pa zgjidhje për grevën, Nagavci lajmërohet për të njoftuar se “situata është ndërlikuar”

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk ka kurrfarë arsye që të mbahet grevë nga BSPK dhe SBAShK-u, pasi sipas saj, Qeveria ka bërë disa hapa dhe ka ndërmarrë vendime të dinjitetshme për adresimin e kërkesave të parashtruara nga sindikatat.

Në një postim në “Facebook” Nagavci ka shkruar se greva është hap ekstrem që ndërmerret vetëm në raste të jashtëzakonshme.

“Greva, në formë të ndërprerjes së plotë të punës dhe pa kufizim kohor, është hap ekstrem që ndërmerret vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe nuk ka kurrfarë arsyeshmërie në kushtet kur Qeveria ka bërë disa hapa dhe ka ndërmarrë vendime të dinjitetshme për adresimin e kërkesave të parashtruara nga sindikatat”, ka shkruar Nagavci,

Sa i përket paralajmërime nga SBAShK se orët e humbura nuk do të zëvendësohen, Nagavci tha se kjo vendoset nga MAShTI.

“Paralajmërimet për kushtëzimin e dialogut të mëtutjeshëm, si dhe ato për moszëvendësimin e orëve të humbura, vetëm sa e ndërlikojnë situatën. Me këtë rast, më duhet të rikujtoj se Kalendarin shkollor e nxjerrë MAShTI, e jo sindikatat, ndërsa të njëjtit duhet t’i përmbahen si mësimdhënësit, ashtu edhe nxënësit dhe prindërit”, tha ajo.

Ministrja ripërsëriti thirrjet që SBASHK të reflektojë për situatën e krijuar.

“Si Ministre, punonjëse e arsimit dhe qytetare e këtij vendi kërkoj nga kryesia e SBAShK-ut që të reflektojë për situatën e krijuar dhe, bashkë me përfaqësuesit e degëve komunale, ta ftojë anëtarësinë e vet për t’iu kthyer punës, në mënyrë që të krijojmë atmosferë për vazhdimin e dialogut konstruktiv, që është parakusht për zgjidhjen e problemeve komplekse në sektorin e arsimit”, shtoi Nagavci.

Sipas saj, arsimi në radhë të parë, është çështje e përmbajtjes dhe cilësisë, për të cilën e kemi obligim që të punojmë të gjithë bashkë dhe të sigurojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *