Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Paralajmërohen tërmete të fuqishme për këtë shtet -

Paralajmërohen tërmete të fuqishme për këtë shtet

Disa rajone në Turqi u goditën mbrëmjen e djeshme nga një lëkundje e fuqishme tërmeti, e magnitudës 5.3 e shkallës rihter, që përhapi jo pak panik mes banorëve në Dijarbakır, Antalia dhe Malatya.

Duke folur në mediat turke në lidhje me këto lëkundje, gjeologu Prof. Dr. Naci Görür, paralajmëroi se të tjera do të pasojnë, jo vetëm në zonat e sipërcituara, por edhe në Adana, Kayseri, Adıyaman dhe Hakkari.

Kjo, sipas Görür, lidhet me faktin se këto provinca janë afër rajonit ku shtrihet edhe Anadolli Lindor. Ndërkohë, lëkundje më të lehta janë regjistruar në Dijarbakir, ku është raportuar një tërmet me magnitudë 4.2 ballë në thellësinë 16.81 kilometra. Pas saj, lëkundje janë regjistruar edhe në Antalia dhe Malatia.

“E kam deklaruar edhe më parë se nuk do të ishte e habitshme nëse në këtë rajon do të ndodhin tërmete të kësaj natyre. Është shumë e natyrshme. Tani rajoni i Anadollit Lindor është i ndarë nga brezi malor Bitlis-Zagros në pllakën arabe e cila është vazhdimisht duke lëvizur drejt veriut, në drejtim të Euroazisë. Shumica e Anadollit po i afrohet Greqisë. Nëse periudha e përsëritjes është 500 vjet, atëherë fuqia do të grumbullohet dhe do të ketë një tjetër tërmet shkatërrimtar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *