Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në Pejë. Në njoftimin e policisë thuhej se viktima është gjetur në një shtëpi të pa banuar.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Bajram Lajçi nga Rugova e Pejës.
Në vendin e ngjarjes vdekjen e Lajçit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Është është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Pepaj të Rugovës.