Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Punëtori “trim” i merr 10 mijë euro të pazarit dhe zhduket -

Punëtori “trim” i merr 10 mijë euro të pazarit dhe zhduket

Jo rrallëherë punëdhënësit në Kosovë denoncojnë keqpërdorimet nga punëmarrësit, që u shkaktojnë humbje dhe pasiguri për të zhvilluar siç duhet biznesin, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Nënë Tereza”, në Gjakovë, më saktësisht në kompaninë ‘Kosmonte Foods”, pronari i të cilit ka denoncuar një rast në Polici.

Sinjali mëson se shitësi ambulant, nuk e kishte bërë dorëzimin e rregullt të pazarit ditor si dhe nuk kishte bërë barazim të rregullt të stoqeve.

Burimet bëjnë të ditur se punëtori dyshohet se kishte avulluar 10 mijë euro të firmës, të cilat do të duhej të dorëzoheshin në kompani.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rruga “Nënë Tereza”-Gjakovë (10.08.2023-08:00) Ankuesi M/K ka raportuar në polici se njeri nga punëtorët e tij (shitës ambulant), nuk ka bërë dorëzimin e rregullt të parave si dhe nuk kishte bërë barazim të rregullt të stoqeve. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti nën hetime”, ka thënë Elezaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *