Mbajtja e një ore Swatch me ngjyra në Malajzi mund të çojë në tre vjet burgim, pasi qeveria ka ndaluar ato që i përshkruan si produkte “të lidhura me LGBTQ” – duke thënë se ato janë “të dëmshme për moralin”.
Çdokush që mban, shet, importon ose shpërndan produktet e orës zvicerane përballet jo vetëm me burg, por edhe gjobë deri në mbi 4,000 dollarë, raportoi CNN.
Homoseksualiteti është krim i ndëshkueshëm me gjoba dhe burg deri në 20 vjet në Malajzi, një shtet me shumicë myslimane.
“Produktet Swatch janë ndaluar pasi janë të dëmshme për moralin, interesin publik dhe interesin kombëtar duke promovuar, mbështetur dhe normalizuar lëvizjen LGBTQ e cila nuk është e pranueshme nga publiku i gjerë në Malajzi”, ka thënë ministria e Punëve të Brendshme.
Ndalimi vjen pasi autoritetet në maj bastisën dyqanit e Swatchit dhe konfiskuan 172 ora që ishin pjesë e Koleksionit të Krenarisë 2023, dhe që vinte në ngjyrat e ylberit.