Pasaporta u prezantua në mbarë botën rreth një shekull më parë. Pavarësisht se çfarë statusi keni apo cilës klasë i përkisni, të gjithë kanë nevojë për letrën me ngjyra për të shkuar nga një vend në tjetrin.
Megjithatë, për tre persona në mbarë botën, këto rregulla nuk zbatohen.
Anëtari i fundit i këtij grupi ekskluziv është Mbreti Charles III, shkruan Indeksonline.
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II shtatorin e kaluar, atij iu dha privilegji për të qenë në gjendje të udhëtonte kudo pa kufizime.
Perandori i Japonisë, aktualisht Hironomiya Naruhito, dhe gruaja e tij Masako Owada, perandoresha e Japonisë kanë poashtu këtë privilegj të madh.
Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë bëri një marrëveshje të veçantë për perandorin dhe perandoreshën e saj në vitin 1971 dhe që nga ajo kohë marrëveshja është respektuar.