Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Shpërthim i madh në Rusi – raportohet për të paktën 30 të vdekur -

Shpërthim i madh në Rusi – raportohet për të paktën 30 të vdekur

Të paktën 30 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga një shpërthim i madh në një pompë të karburanteve në republikën jugore të Rusisë, Dagestan, njoftuan zyrtarët rusë të martën.

Ministria e Emergjencave e Rusisë (MER) tha më 15 gusht se 150 njerëz janë lënduar në përgjithësi.

Tre prej të vdekurve ishin fëmijë, tha guvernatori i Dagestanit Sergei Melikov.

Shpërthimi ndodhi të hënën në mbrëmje në periferi të Makhachkala, kryeqytetin e këtij rajoni. Zjarri nisi në një dyqan për rregullimin e automjeteve dhe u shpërnda te pompa e afërt e karburanteve, duke nxitur një shpërthim të madh, raportoi agjencia ruse e lajme, RIA Novosti, duke e cituar MER-in.

Zjarri nga shpërthimi i madh kaploi një hapësirë prej 600 metrave katror, sipas MER-it.

Disa prej të lënduarve do të dërgohen me helikopter në Moskë për tretman mjekësor.

Autoritet ruse e kanë nisur një hetim kriminal ndaj këtij rasti.

Familjet e viktimave do të marrin nga rreth 10 mijë dollarë secila, sipas autoriteteve në Dagestan, ndërsa ato të të lënduarve nga dy deri në katër mijë dollarë.

Dagestani e ka shpallur ditë zie të martën.

Në një vend tjetër në Rusi, në perëndim të Siberisë, një shpërthim tjetër i vrau dy persona dhe i lëndoi pesë të tjerë të hënën mbrëma. Shpërthimi ndodhi në një minierë nafte në rajonin Khanty-Mansiysk, sipas autoriteteve lokale./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *