Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Ismail Loshi’ në Mitrovicë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati I tretë I shtëpisë së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se viktima është 52-vjeçar.
“Sot , rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën ” Ismail Loshi” në Mitrovicë, si pasoj e rënies nga lartësia katit të III-të, të shtëpisë së tij ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 52 vjeçar”, tha Zahiti për Sinjalin.
Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti./GazetaSinjali/