Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Nuk mbaron me kaq, një valë tjetër e të nxehtit pritet ta godasë Evropën -

Nuk mbaron me kaq, një valë tjetër e të nxehtit pritet ta godasë Evropën

Muaji korrik u cilësua si më i nxehti për disa vitet e fundit në Evropë, ku temperaturat shënuan rekorde. E, një mot i ngjajshëm, jashtëzakonisht i nxehtë është paralajmëruar se do ta përfshijë Evropën edhe javën e ardhshme.

Ndërkaq temperaturat e larta do të mbizotërojnë javën e ardhshme edhe mbi Kosovë.

“Një i nxehtë i jashtëzakonshëm pritet të përfshijë pjesë të Europës javën e ardhshme. Temperatura edhe mbi 40C parashihen në gadishullin Iberik, deri në 40C në Francën jugore e në Gjermani edhe deri në 35C.

Temperatura të larta mbesin edhe mbi vend javën vijuese, derisa në pjesën e dytë pritet të kemi mot më të paqëndrueshëm, me kushte për rrebeshe shiu orëve të pasdites. Kushte për shi mund të paraqiten edhe ditëve të fundit të gushtit, e temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare”, thuhet në njoftimin e “Mendimi për motin” në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *