Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Haradinaj thërret popullin: Ju që e doni Kosovën, binduni që shkarkimi i Kurtit është detyrë kombëtare -

Haradinaj thërret popullin: Ju që e doni Kosovën, binduni që shkarkimi i Kurtit është detyrë kombëtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë me një reagim sërish ku thirr për shkarkimin e kryeministrit Kurti pas arrestimeve të sotme lidhur me aferën e rezervave shtetërore.

Ai thotë se Kurti po e lufton sistemin e drejtësisë së vendit e vet për “dosllarët” e krimit dhe mediat e vendit e vet që “po ia zbulojnë hajnitë”.

“Ç‘është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron “dosllarët” e krimit! Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato ia zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”! Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni za, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj për këtë rast ka reaguar edhe më herët ku tha se “thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja”.

Për aferën e rezervave shtetërore në MINT, sot policia ka arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një afarist për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dhënien e ndihmës në kryerjen e kësaj vepre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *