Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Bajrami: Ministre, mos i merr në qafë fëmijët, mos i le pa libra se nuk ta kanë borxh -

Bajrami: Ministre, mos i merr në qafë fëmijët, mos i le pa libra se nuk ta kanë borxh

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media, tha se ministria të cilën ajo e drejton është duke e shqyrtuar mundësinë që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se dështimin e ministrisë do ta paguajnë fëmijët dhe prindërit.

Madje ajo ka parashtruar edhe disa pyetje, lidhur me atë se çfarë nëse paratë që do tu barten në llogari prindërve nuk do t’u mjaftojnë dhe çfarë nëse nxënësit nuk arrijnë me kohë të furnizohen me të gjitha librat.

Postimi i plotë:

Dështimin e ministrisë do ta paguajnë fëmijët dhe prindërit e tyre

Nisma e Ministrisë së Arsimit që t’i ngarkojë prindërit me blerjen e librave shkollor vetëm një javë para se të nisë procesi mësimor është nismë e gabuar, e vonuar që do të ketë pasoja për gjithë sistemin e posaçërisht për nxënësit dhe prindërit e tyre.

Shteti nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë shantazhi dhe as kushtëzimeve eventuale nga ndonjë shtëpi botuese, por vendimet për gjëra kaq të rëndësishme për procesin mësimor duhet të merren shumë kohë më parë, të bëhen përgatitje dhe të mos pësojë gjithë shoqëria.

Pra, kemi një dështim të MASHT-it meqë krejt në fund paskan marrë çmimet e larta nga shtëpitë botuese dhe tash i ngarkojnë familjet dhe prindërit e fëmijëve t’i blejnë librat.

Çka nëse mjetet financiare që i shpërndan MASHT-i për këtë qëllim nuk do të mjaftojnë?

Çka nëse s’ka libra mjaftueshëm në treg për nxënësit? Mungesat e librave në treg do të jenë të paevitueshme sepse shtëpitë botuese nuk do të printojnë libra pa u siguruar që do të ketë kërkesë, e kërkesa e prindërve do të dallojë nga ajo e MASHT-it.

Kush garanton se këto shtëpi botuese kanë me ulë çmimin në rast se librat blihen nga prindërit?

Kush e përcjellë tregun?

Kush e monitoron furnizimin me libra të fëmijëve?

Çka nëse kalojnë disa javë ose edhe muaj dhe nxënësit nuk arrijnë të furnizohen me të gjitha librat?

Vitin e kaluar fëmijët tanë e kanë humbë një muaj mësim dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Ministre, mos i merr në qafë fëmijët sepse kanë humbur një muaj mësim vitin e kaluar.

Mos i lë fëmijët pa libra se këtë nuk ta kanë borxh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *