Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj sërish ka komentuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për pagesën e librave nga prindërit.
Ai thotë se “Kurti e Nagavci janë pikëlluar pse nuk ka grevë në arsim”, raporton Indeksonline.
“Kur u deklarova publikisht se viti shkollor 2023/2024 do te nis pa greva dhe se prindërit dhe qytetarët do të gëzohen, por jo edhe Kryeministri Kurti e Ministrja Nagavci disa ushtarë në rrjete sociale dolën me atë fjalorin e tyre të ulët ndaj meje. Por, kjo çështja e teksteve shkollore dhe mungesa e tyre e tregoi se unë kam pasur të drejtë.
Ministrja Nagavci pasi me gjithë stafin e saj nuk arriti të siguroj , jo lap top, projektorë e digjitalizim shkollash, por as tekste shkollore, që ishin dikur mjeti i vetëm i punës në shkolla bashkë me të nderuarit shkumësa e të nderuarat shpuza e me tabelat , që janë të vjetra sa unë. Po të kishim shpallur grevë ne SBASHK-u ministrja sot para medieve do të dilte me lotin në sy për nxënësit e prindërit e duke na sharë e fyer neve të SBASHK-ut e duke i dhënë kështu sinjal ushtarëve në rrjetet sociale , kudo janë në Evropë , botë e Kosovë që të fyejnë e na etiketojnë , sidomos mua, që po e dëmtojmë arsimin e Kosovës dhe po cenojmë të drejtën kushtetuese të fëmijëve. Por, ja grevë nuk ka dhe doli sheshit e vërteta nga MASHTI. Tekste shkollore nuk ka si dikur falas , madje as për nxënësit 1-5 , por prindërit duhet t’i blejnë ato dhe të presin mëshirën e Hekuran Muratit që t’ua rimbursojë në e Kosovën e famshme.
Nagavci dhe Qeveria Kurti duhet ta dinë se një numër i madh i familjeve në Kosovë jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike dhe se tekstet shkollore falas për ta kanë qenë ndihmesë e madhe . Tani, me shpikjen e re të ministres prindërit duhet të blejnë tekstet, që vetë Nagavci po thotë se kanë çmim të lartë, dhe të presin mëshirën e Hekuran Muratit e Nagvcit se kur do t’ua qesin ato para pasi të kenë aplikuar në të famshëm e Kosova.
Në këtë situatë që është Ministrja Nagvaci do të ishte shumë e lumtur që të kishte greva në arsim e ta fshehte mungesën e teksteve shkollore, që janë mjeti i vetëm i punës në shkollat tona të shekullit 21″, thotë Jasharaj përmes një deklarate dërguar mediave./Indeksonline/