Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mos-sigurimi i teksteve shkollore nga MASHTI - vjen reagimi i fuqishëm i prindërve -

Mos-sigurimi i teksteve shkollore nga MASHTI – vjen reagimi i fuqishëm i prindërve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) po e shqyrton mundësinë t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, ka thënë të hënën ministrja Arbërie Nagavci.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, tha se menjëherë kanë filluar ankesat dhe shqetësimet e prindërve, për shkak se kjo e “vështirëson situatën financiare”.

“Pasi kam lexuar shkrimin në media kam telefonuar në ministri dhe kam marr informata për këtë çështje dhe kam përcjell brengat dhe shqetësimet e prindërve. Ende nuk është definitive, pasi më është thënë, se deri në fund të javës do të vendoset se si do të rregullohet kjo çështje”, tha Dragusha për Radion Evropa e Lirë.

Në cilën do formë, tha ai, tashmë është krijuar një “kaos” tek prindërit dhe fëmijët, sepse fillimi i vitit të ri shkollor është edhe 10 ditë, dhe ende nuk është e qartë se a do siguron ministria falas librat apo do i blejnë prindërit e tyre.

Prindërve do t‘iu duhet të aplikojnë në platformën online të Qeverisë, E-Kosova, për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Ajo tha se ka pasur raste kur raportet e recezentëve ishin “të mangëta dhe jo në nivelin e duhur”.

“Legjislacioni në fuqi obligon kontrata të negociuara dhe jo rrallëherë kemi parë edhe raste të keqpërdorimeve. Ka pasur dallime tepër të mëdha të çmimeve të teksteve shkollore, kemi pasur jo vetëm dallim nga viti në vit, por edhe dallime për tekstet e të njëjtës klasë nga shtëpitë e ndryshme botuese me çmime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *