Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E rëndë: Burri në Gjilan sulmon me thikë gruan pas një mosmarrëveshje, e bën për spital -

E rëndë: Burri në Gjilan sulmon me thikë gruan pas një mosmarrëveshje, e bën për spital

Rritja e rasteve të dhunës në familje në Kosovë është bërë mjaft shqetësuese. Në të shumtën e këtyre rasteve viktima janë gratë, që përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët e tyre apo edhe familjarë të tjerë. Kështu ka ndodhur në një familje në Gjilan ku një çift bashkëshortor kanë pasur konflikt fizik, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar viktima e cila ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ajo u përball me telashe me bashkëshortin e saj, i cili sipas saj, gjatë fjalosjes e ka sulmuar me mjet të mpreht për çka edhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.

Kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim te gruaja, e cila kërkoi ndihmën e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *