Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
A ka shtesa për fëmijët me shtetësi të Kosovës por që nuk jetojnë këtu? Flasin nga Ministria e Financave -

A ka shtesa për fëmijët me shtetësi të Kosovës por që nuk jetojnë këtu? Flasin nga Ministria e Financave

Qeveria e Kosovës në shtator të vitit 2021 kishte filluar zbatimin e masës 3.5 – Pagesa për Lehona dhe Shtesat për fëmijë.

Për fëmijët nën moshën 16 vjeç mbështetja është 10 euro në muaj kurse për fëmijët e moshës 0-24 muaj është 20 euro në muaj.

Këtë mbështetje nuk e gëzojnë fëmijët me shtetësi të Kosovës, por që nuk jetojnë këtu.

Nga Ministria e Financave për Indeksonline kanë pohuar se të drejtë për të përfituar nga Shtesat për Fëmijë kanë vetëm fëmijët me shtetësi të Republikës së Kosovës, e të cilët jetojnë në Kosovë.

Siç theksojnë tutje, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka mekanizmat e saj përmes të cilave verifikohen përfituesit nga Shtesat për Fëmijë.

Kujtojmë se aplikimin duhet ta bëjë nëna e fëmijës. Në rastet kur nëna mungon, aplikimin mund ta bëjë babai ose kujdestari ligjor i fëmijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *