Të tjera detaje janë mësuar rreth përplasjes me armë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin në hyrje të zonës së Ranës së Hedhun, ku mbetën të plagosur lehtë në këmbë dy persona.
Të plagosurit Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë ishin nën efektin e alkoolit në lokalin e 3 autorëve dhe kanë filluar të krijojnë shqetësime.
Ata fillimisht kanë debatuar me 3 vëllezërit dhe më pas kanë daljë jashtë ambienteve dhe një prej vëllezërve ka qëlluar në pjesën e këmbëve dy të rinjtë.
Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Shëngjin, Lezhë
Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit Albert Gjinaj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e 3 autorëve, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.