Komuna e Prishtinës njofton se nesër do të bëhen publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve.
Ngjarja do të mbahet në ora 11:00 në fshatin Honrofc, ku i pranishëm do të jetë kryetari Përparim Rama.
“Nesër, e hënë 28.08.2023, në ora 11:00, në fshatin Honrofc (koordinatat e vendit:42.598360,21.274188) do të bëhen publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve. I pranishëm do të jetë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama”, thuhet në njoftim e tyre.