Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
A do të fillojë mësimi me 1 shtator? Kjo është përgjigjja e SBASHK -

A do të fillojë mësimi me 1 shtator? Kjo është përgjigjja e SBASHK

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka deklaruar se nuk besojnë që procesi mësimor do të nisë më 1 shtator, pasi siç tha ajo, ka ende telashe për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.

Shala ka thënë se të hënën kanë zhvilluar një takim me kryetarët e sindikatave në nivele komunale dhe janë paraqitur shumë probleme, e prej tyre, siç tha ajo, ishte edhe mungesa e teksteve shkollore.

“Është në pikëpyetje se a do të nisë procesi mësimor më 1 shtator. Problematike është edhe çështja e furnizimit me tekste shkollore. Ka shumë vështirësi rreth aplikimit në platformën e-Kosova pasi platforma bie herë pas here. Problem është edhe pasi një numër i prindërve nuk është i informuar për të. Sa javë do të kalojnë deri në pajisjen e nxënësve me mjete shkollore. Në shumë prej komunave nuk ekzistojnë fare libraritë për blerjen e teksteve shkollore, mësimdhënësit ende s’e kanë të njohur se me cilat tekste shkollore do të punohet”, ka thënë Shala në KTV.

Sipas zyrtares së SBASHK-ut, 50 euro nuk do të mjaftojnë për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë në të pestën, pasi siç është shprehur ajo, çmimi i librave është rritur.

“E pakuptimtë që çmimi i librave në librari të jetë më i ulët sesa në shtëpi botuese, ku do të ishte bërë furnizimi për të gjitha shkollat e Kosovës. Viteve të kaluara furnizimi me tekste shkollore është bërë më herët. Tash është një kohë e ngushtë për shpërndarjen e tyre”, ka theksuar ajo.

Shqetësuese për Shalën është edhe mungesa e takimeve me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, me qëllim të zgjidhjes së kësaj çështjeje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *