Njëra nga kafiteritë e para të pasluftës në Mitrovicë është “Verona”, e cila ka një veprimtari 24 vjeçare.
Pronari i kësaj kafiterie pas gjithë këtyre viteve po e mbyll këtë biznes.
Fatmir Fetahu që e ka ngritur këtë biznes me punë dhe angazhim të madh, ka folur për Jepi zë duke treguar se këtë po e bën për shkak të mungesës së punëtorëve.
Ai ka falenderuar shumë qytetarët e Mitrovicës që e kanë përkrahur gjithë këto vite duke e kthyer këtë vend si i preferari për kafe për mitrovicasit.
Ndryshe mungesë e punëtorëve tashmë po ndjehet në gjithë vendin, ndërsa kompanitë e ndërtimit tashmë kanë filluar të marrin punëtorë nga shtetet afrikane.