Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rizvanolli: Brenda këtij viti pritet të fillojë faturimi i energjisë për serbët e veriut -

Rizvanolli: Brenda këtij viti pritet të fillojë faturimi i energjisë për serbët e veriut

Ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli, vlerësoi që serbët e veriut, brenda këtij viti ka gjasë të fillojnë faturimin e energjisë elektrike.

Madje, Rizvanolli tha se kanë bërë presion edhe në Bruskel, që marrëveshja për faturimin e rrymës për serbët në veri, të përfundojë sa më shpejt.

“Tani këto ditë jemi në një fazë përfundimtare. Është një çështje urgjente sa u përket Kosovës, ne kemi bërë presionin publik, mirëpo edhe presionin përmes kanaleve politike në Bruksel. Ne presim që kjo marrëveshje për faturimin e rrymës për serbët në veri të nënshkruhet nën kontraktim të disa shërbimeve të distribucionit, në mënyrë që faturimi të fillojë shpejt. Në draftin final që është dërguar nga KEDS-I nuk do të ketë ndryshime të tjera. Besoj që faturimi do të nisë brenda këtij viti”, deklaroi Rizvanolli.

Tutje, ministrja e energjisë tha se tanimë e kanë bërë të qartë që nuk do të ketë negociata tjera, përveç atyre që janë dakorduar.

“Jemi në një kohë ku gjërat janë duke u zhvilluar”, shtoi tutje Rizvanolli në Tëvë1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *