Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Sa i madh ky njeri – Cristiano Ronaldo i prekur nga tragjedia e tërmetit në Marok, vë në dispozicion hotelin e tij -

Sa i madh ky njeri – Cristiano Ronaldo i prekur nga tragjedia e tërmetit në Marok, vë në dispozicion hotelin e tij

Ditën e premte, Maroku u godit nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë. Tërmet i cili ka lënë mbi 2000 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Njerëzit e mbetur pa strehë nga katastrofa natyrore që goditi Marokun kanë kërkuar strehim në çdo ndërtesë që munden, përfshirë këtu edhe hotelin luksoz në pronësi të yllit të futbollit Cristiano Ronaldo.

Hoteli Pestana CR7 Marrakech i vlerësuar me katër yje është bërë një vend strehimi për të mbijetuarit e tërmetit të madh. Duket se hoteli luksoz i ka lënë mënjanë çmimet e kripura duke ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve të prekur nga tërmeti.

“Hotelet janë të njëjta, por nga tërmeti na u desh të vinim në zonën e re të Marrakech, ku ka më shumë hotele luksoze. Tani kemi arritur të marrim hotelin e Cristiano Ronaldos, i cili është në periferi, për të na dhënë një dhomë.

Ne jemi duke pritur, kemi fjetur gjithë natën në rrugë. Ne jemi në një holl me shumë njerëz të kombësive të ndryshme, duke pritur të shohim nëse mund të marrim një dhomë, por të gjithë kemi fjetur në rrugë” – tha një shtetase spanjolle, për kanalin 24h.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në tërmetin në Marok. Dashuri dhe lutje për të gjithë në Marok në këtë moment vërtet të vështirë”, – shkruante Ronaldo në postimin e tij ngushëllues në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *