Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Edhe tri “finale” për kuqezinjët – Ja sa pikë i duhen Kombëtares shqiptare për tu kualifikuar në Evropianin e vitit 2024 që mbahet në Gjermani -

Edhe tri “finale” për kuqezinjët – Ja sa pikë i duhen Kombëtares shqiptare për tu kualifikuar në Evropianin e vitit 2024 që mbahet në Gjermani

Shqipëria kryeson grupin pas ndeshjeve të para me 10 pikë dhe shumë pak e imagjinonin se kjo gjë mund të ndodhte, pasi mbi të gjitha Polonia shihej si kokë grupi.

Kombëtarja shqiptare e mbylli xhiron e parë të ndeshjeve me 1 humbje, 1 barazim dhe 3 fitore, 10 gola të shënuar dhe tre të pësuar. Tashmë rivali më i madh i Shqipërisë është Çekia dhe fati mund të vendoset pikërisht ndaj tyre më 12 tetor, në “Air Albania”.

Më 12 tetor, Shqipëria nuk duhet të humbasë, pra edhe një barazim do të ishte shumë i rëndësishëm për ne, më 17 nëntor do të luajmë në transfertë përballë Moldavisë dhe më 20 nëntor e mbyllim me Ishujt Faroe në Tiranë. Në këto kualifikuese, Shqipëria ka dy bonuse të mëdha. E parë është fitorja ndaj Polonisë, pasi nëse e mbyllim grupin me pikë të barabarta me polakët, kualifikohen kuqezinjtë pasi i kemi marrë 3 pikë në dy ndeshjet, por me një gol të shënuar më shumë në përballje direkte me Poloninë.

Bonusi tjetër është se Polonia dhe Çekia do të ndeshen së bashku më 17 nëntor. Por, nëse nuk do të duhet të bëjmë llogaritë me rivalët, Shqipërisë i duhen edhe 5 pikë nga 9 të mundshme për të siguruar një biletë për në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *