Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Tentoi ta përdhunonte një grua, 21-vjeçari dënohet me 4 vite burg -

Tentoi ta përdhunonte një grua, 21-vjeçari dënohet me 4 vite burg

Një 21-vjeçar është dënuar me 4-vite burg për tentativë për një sulm seksual ndaj një gruaje në Itali.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në shkurtin e vitit të kaluar në Forte dei Marmi.

21-vjeçari ka tentuar të përdhunojë gruan në një rrugicë jo shumë të frekuentuar. Por në momentin e ngjarjes gruaja ka bërtitur dhe një person që ndodhej aty pranë ka dëgjuar britmat dhe ka ndërhyrë menjëherë, duke i ardhur në ndihmë gruas.

21-vjeçari ka mundur të arratiset, ndërsa gruaja ka bërë edhe denoncimin në polici. Për t’i shpëtuar drejtësisë 21-vjeçari u arratis në Shqipëri dhe më pas në Greqi, shkruajnë mediat italiane.

Pas kërkimeve nga autoritetet e huaja, ai u gjet dhe u arrestua nga policia greke në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *