Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Tragjedi në çerdhe, fëmija 1 vjeç vdes dhe 3 të tjerë shtrohen në spital pasi morën drogë -

Tragjedi në çerdhe, fëmija 1 vjeç vdes dhe 3 të tjerë shtrohen në spital pasi morën drogë

Tragjedi në një çerdhe në Bronx të Nju Jorkut. Një fëmijë vetëm një vjeç ka ndërruar jetë nga arresti kardiak dhe tre të tjerë ndodhen të shtruar në spital, pasi dyshohet se kanë konsumuar drogë.

Edhe pse policia nuk ka zbuluar ende shkakun e vdekjes, mediat amerikane raportojnë se oficerët gjetën pajisje që zakonisht përdoren për prodhimin e drogës dhe opioideve në objekt.

Kohët e fundit, çerdhja kishte kaluar nën një inspektim nga autoritetet komunale.

Komisioneri i shëndetësisë së qytetit, Dr. Ashwin Vasan, tha se autoritetet besojnë se fëmijët kanë rënë në kontakt “me një substancë toksike”.

Sipas mediave, tre të shtruarit në spital janë dy djem 2 vjeçar dhe një vajzë 8 muajshe. Ata u dërguan me urgjencë në spital sepse pësuan gjendje letargjike.

Trupi i fëmijës së ndjerë do ti nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e sakta që çuan drejt helmimit që i shkaktoi vdekjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *