Familja Kokollari në fshatin Budakovë e Suharekës mori një lajm të hidhur sot, pasi kryefamiljari humbi jetën tragjikisht, pasi u rrokullis me traktor. Rasti ka ndodhur në orët e pasdites, teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
I ndjeri, Sahit Kokollari, 62-vjeçari vdiq pasi u rrokullis me traktor dhe fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve.
I pikëlluar për vdekjen e kryefamiljarit ka njoftuar djali i të ndjerit.
“Zoti të gradoftë me gradën më të lartë të xhenetit baba jem”, ka shkruar ai.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha për Sinjalin se vdekjen e 62-vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Policia në Suharekë për mes nr të 112, rreth orës 16:42 ka pranuar një informatë se në fshatin Budakovë, tek shkolla e epërme, lagjia Kokollari një person është rrokullisur me traktor. Pas pranimit të informatës menjeherë është dërguar një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Viktima është S. (I) K. i lindur në vitin 1961”.
Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes .Po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit në lidhje me rastin, dhe të gjitha veprimet policore janë në koordim me prokurorin. Me urdhër te Prokurorit te Shtetit, trupi i pa jete është dërguar ne IML Prishtine. Policia dhe Prokuroria e shtetit kane fillua hetimet ne lidhje me këtë rast dhe po cilësohet si rast “Hetim i Vdekjes”, tha ai.