Fatos Geci, një qytetar ka denoncuar publikisht në rrjetet sociale edukatoret e çerdhes “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë për dhunë ndaj nipit të tij.
Ai ka publikuar fotografi të nipit të tij në rrjete sociale ku shihen shenjat e dhunës të ushtruar në çerdhe.
Gjithashtu, ai ka publikuar edhe një video ku shihet momenti kur edukatoret dhunojnë 3 vjeçarin fizikisht duke e rrahur.
Geci ka publikuar edhe fotografitë e edukatoreve që dyshohen të kenë ushtruar dhunë ndaj 3 vjeçarit.