Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
UEFA shpall vendimin: Çfarë sanksioni mori Rumania për incidentet ndaj Kosovës? -

UEFA shpall vendimin: Çfarë sanksioni mori Rumania për incidentet ndaj Kosovës?

Federata Rumune e Futbollit (FRF) njoftoi të mërkurën se UEFA vendosi për dënimin e Rumanisë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën.

Përmes një deklarate zyrtare, federata rumune bëri të ditur se UEFA vendosi që portat e stadiumit të jenë të mbyllura për publikun e gjerë gjatë ndeshjes me Andorrën, raporton Paparaci.

Po ashtu, FRF-ja njoftoi se ka marrë gjobë prej 52 mijë eurosh për incidentet në ndeshjen me Kosovën.

Megjithatë, federata rumune vendosi të ofrojë akces falas për fëmijët nën 14 vjeç, të organizuar në grupe për sfidën që kombëtarja rumune e zhvillon kundër Andorrës.

Ndeshja Rumani – Kosovë, është ndërprerë për rreth një orë për shkak të një pankarte “Kosova e Serbi” e vendosur nga grupi i tifozëve të kombëtares rumune.

Ndërkaq, dueli Rumania – Andorra do të luhet më 15 tetor në Bukuresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *