Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë ishin një këmbësore dhe një automjet.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.