KËTU mund të aplikoni për subvencionimin me para për pajisjet efiçiente për ngrohje

Ministria e Ekonomisë me rastin e lansimit të “Thirrje për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), mban konferencë për medie.

Në njoftimin për media nga kjo ministri thuhet se konferenca do të mbahet para objektit të Ministrisë së Ekonomisë duke filluar nga ora 11:30.

Të dashur qytetarë,

Sapo kemi hapur thirrjen e re për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje me përkrahje të Bashkimit Evropian.

Nga kjo thirrje mund të përfitojnë të gjitha familjet e përkrahje të veçantë u kemi dhënë familjeve në mbështetje të asistencës sociale (kategoria I & II), si
dhe prindërve vetushqyes.

Ju ftojmë të aplikoni për të përfituar nga subvencioni dhe për të ulur faturat e energjisë!

???? Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32
???? Më shumë info: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *