Kajtazi: Ai që ka ngjashmëri me Hitlerin është Albin Kurti, vetëm koha, vendi dhe rrethanat dallojnë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar intervisten e Albin Kurtit, e cila është realizuar në vitin 2016, ku zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të Kuvendit Kuvendit, Kadri Veselin, e krahasonte me zgjedhjen e Hitlerit dhe të Millosheviqit.

Përmes një postimi në Facebook, Kajtazi ka shkruar se ai që ka ngjajshmëri me Hitlerin, është vetë Albin Kurti, dhe vetëm koha, vendi dhe rrethanat dallojnë.

“Arkivi eshte armiku kryesor i Kurtit. E pashe se si e krahasonte ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin me Hitlerin dhe Millosheviqin, qe me demek jane zgjedhur nga populli. Ne fakt ai qe ka ngjashmeri identike me Hitlerin eshte Albin Kurti. Vetem koha, vendi dhe rrethanat dallojne. Nese nuk besoni, shikojeni filmin “Hitler the rise of evil” cili eshte i bazuar ne librin me titull me te njejtin titull, te autores Theodore Barrington. Aq ngjashmeri do te gjeni sa edhe vete Hitleri do te mahnitej me Kurtin”, ka shkruar Kajtazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *