Sot, një minutë pas orës 19:00, Kroacia u godit nga një tërmet mjaft i fortë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Shërbimi Sizmologjik Kroat.
Në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, sizmografët e Shërbimit Sizmologjik të Republikës së Kroacisë kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë në afërsi të Mlinishtës afër Metkoviqit. Magnituda e tërmetit ishte M4.3 sipas shkallës Rihter, dhe intensiteti në epiqendër ishte V-VI gradë EMS.