Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ora 20:00 pritet të dalë në konferencë për media.
Kështu kanë raportuar mediat serbe të afërta me pushtetin e Vuçiqit.
Kujtojmë se Vuçiq ndryshoi orarin e konferencës, pasi që fillimisht e kishte ndërmend të shfaqej nga ora 14:00.
Vuçiq pritet të flasë pas vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga grupi terrorist prej rreth 30 personave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtoi gishtin kah Beogradi, duke thënë se këta të fundit financuan dhe e orkestruan sulmin.