Në pranga të Njësisë Speciale ka përfunduar edhe serbi Blagoje Spaojevic (1991).
Burimet e IndeksOnline të afërta me aksionin kanë konfirmuar se Blagoje Spaojevic në momentin e arrestimit ishte i armatosur dhe dyshohet me bazë që është i përfshirë në sulmin ndaj policisë së Kosovës ku ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Blagoje Spaojevic ndodhet ende në veri dhe i njëjti pritet të dërgohet në njërën nga qendrat e paraburgimit.