Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Prokuroria i ndjek penalisht për dy vepra, tre terroristët mund të dënohen me burgim të përjetshëm -

Prokuroria i ndjek penalisht për dy vepra, tre terroristët mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në drejtim të veprave penale të kryerjes së veprave terroriste dhe veprave të rënda kundër rendit kushtetues ndaj tre terroristëve të dyshuar për sulm ndaj policit Afrim Bunjaku.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka njoftuar se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre sulmuesve V.T., B.S., dhe D.M..

Në komunikatë thuhet se kërkesa është bërë për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dënohet me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

“Kryesi i veprave penale nga nenet 113-127 të këtij Kodi dënohet me jo më pak se dhjetë
(10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm, nëse kryerja e veprës: 1.1. rezulton në vdekjen e një apo më shumë personave; 1.2. rrezikon jetën e një apo më shumë personave; 1.3. vepra përcillet me dhunë të rëndë ose shkatërrim në shkallë të madhe; ose 1.4. vepra ka rrezikuar sigurinë ekonomike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 126 të Kodit Penal.

Burgim të përjetshëm parasheh edhe paragrafi 3 i nenit 129 të Kodit Penal.

Sipas këtij paragrafi, kushdo që kryen vepër terroriste e që rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim së paku 15 vjet ose me burgim të përjetshëm.

“Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm”, thuhet në paragrafin 3 të nenit 129 të Kodit Penal.

Seanca kundër të pandehurve do të mbahet sot, duke filluar nga ora 10:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *