Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Nga 8 terroristët e arrestuar, 6 janë liruar – bëhet e ditur edhe arsyeja -

Nga 8 terroristët e arrestuar, 6 janë liruar – bëhet e ditur edhe arsyeja

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar 8 terroristë nga grupi prej mbi 30 personash që trazoi veriun e Kosovës dy ditë më parë, kur vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe të cilët më pas u strehuan në Manastirin e Banjkës në Zveçan.

Mirëpo nga ky numër, vetëm dy vazhdojnë të mbesin nën masën e arrestit.

Prokurori Afrim Shefkiu ka treguar për KIKS Kosova se katër personat që u arrestuan të dielën pas kontrollit që i ishte bërë një veture derisa aksioni policor për neutralizimin e grupit terrorist po vazhdonte, janë liruar.

Në veturën e tyre ishin gjetur radiolidhje, por që sipas Shefkiut, nuk është arritur të konfirmohet ndërlidhja e këtyre katër personave me grupin terrorist.

Më tutje, KIKS Kosova merr vesh se janë liruar edhe dy të ndaluarit e mbrëmshëm, punëtorë të një hoteli afër Banjskës, të cilët u ndaluan pasi u gjet armatim në një veturë në parkingun e hotelit.

Lirimi i tyre ka ardhur pas intervistimit nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, pasi thuhet se nuk është arritur të bëhet lidhja me grupin terrorist.

Ndërkaq njëri nga të arrestuarit, fillimisht ka thënë se do të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për të dhënë detaje në lidhje me grupin, me kushtin që të njëjtat t’i ofrojnë mbrojtje familjes së tij.

Megjithatë, kur është marrë në pyetje nga prokurori i PSRK-së, ai është mbrojtur në heshtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *