Gjatë muajit gusht vlera e kontributeve pensionale ka regjistruar rritje.
Siç njofton Banka Qendrore e Kosovës, vlera e aseteve ka arritur në 2 miliardë e 610 milionë euro, derisa rritja e shënuar krahasuar me muajin paraprak është 2.78 milionë.
“Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 75.9% të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në gusht 2023 ka arritur në 1.98 miliard euro, duke shënuar rënie për 10.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”, thuhet në njoftim.