Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ky është i dyshuari për therjen me thikë në Obiliq, mediat serbe e publikojnë fotografinë e viktimës -

Ky është i dyshuari për therjen me thikë në Obiliq, mediat serbe e publikojnë fotografinë e viktimës

Mbrëmë në fshatin Babimoc të Obiliqit, dyshohet se dy qytetarë serbë janë therë me thikë dhe për pasojë kanë përfunduar në spital. Media serbe Kosovo-Online ka publikuar fotografi të viktimës 19 vjeç, Daniel Mitroviq në spital dhe babait të tij, Sasa Mitroviq. Sinjali mëson se i dyshuar për këtë rast është Arsim Shabani.

Dy viktimat mbrëmë janë transportuar në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe më pas janë transportuar në QKUK, për të marrë trajtim mjekësor.

Siç mëson Sinjali, viktimat dhe i dyshuari janë fqinj mes vete dhe përleshja ndodhi pas një mosmarrëveshje të momentit, por që eskaloi më pas në sulm.

I dyshuari ende nuk është kapur, ndërkohë që rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *