Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Serbia tenton të viktimizohet: Ne duam paqe, Kosova ka shpikur gjithçka – kemi dëshmi -

Serbia tenton të viktimizohet: Ne duam paqe, Kosova ka shpikur gjithçka – kemi dëshmi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në orët e para të mëngjesit, i është adresuar përsëri publikut me një video në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, ku foli për sulmin terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se gjatë këtyre 24 orëve të ardhshme “do të dalë me dëshmi” se çfarë ka ndodhur më 24 shtator, ku siç propagandon ai, të paktën një serb është vrarë brutalisht, e që për të cilin thotë se do të flasin dëshmitarët okularë.

“Shtatë ditët më të vështira në 15 vitet e fundit janë prapa nesh, për shkak të ngjarjeve në Kosovë, por edhe për fushatën e përgjithshme të nisur kundër Serbisë, fushatën e gënjeshtrave dhe fushatës së të pavërtetave”, tha Vuçiq.

Propagandës së tij ai ia shton edhe deklaratën ku thotë për sulmin terrorist serb se gjithçka është shpikur, duke shtuar se “ka pasur gënjeshtra të shumta për praninë e forcave tona ushtarake”.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen e vendit tonë. Serbia do paqe. Ata shpikën gjithçka që thoshin dhe dinin si ta bënin atë. Pjesa më e vështirë ishte dëgjimi i tregimeve se si duhej ta mirëprisnim veprimin e Policisë së Kosovës… Pyetja jonë ishte pse EULEX-i nuk pranohej të merrte pjesë në atë operacion, por u vendos në sallën e operacionit për të vëzhguar nga larg… Ato përpjekje për të heshtur se si u vranë disa serbë dështuan. Ju njoftoj se brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni. Kemi deklarata nga dëshmitarët okularë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, se si dhe në çfarë mënyre është vrarë brutalisht së paku një person”, tha Vuçiq.

“Në fakt, të jem i sinqert, i shqetësoi që e kuptuan se Serbia ka armë të sofistikuara, siç thonë ata dhe ata din të shpikin dhe të gënjejnë, por më e vështira ishte të dëgjonim rrëfimet se si duhej ta mirëpritnim aksionin e të ashtuquajturës polici të Kosovës dhe kot ishin fjalët tona se ajo nuk u bë në mënyrë profesionale”, shtoi ai gjatë këtij adresimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *