Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Gruaja 33-vjeçe arrestohet për vjedhje në banesën e ministres Hajdari -

Gruaja 33-vjeçe arrestohet për vjedhje në banesën e ministres Hajdari

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast “vjedhje e rëndë” që është raportuar me datën 01.10.2023. Vjedhja u raportua se u krye në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: – N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës. E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha Ahmeti.

Rasti i vjedhjes është bërë i njohur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje”, thuhej ndër të tjera në raportin e PK-së.

Në media u raportua se në banesën e ministres u vodhën stoli, kartela bankare etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *