Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E rëndë: Fëmiu 3 vjeçar humb jetën pas mjekimit te dentisti -

E rëndë: Fëmiu 3 vjeçar humb jetën pas mjekimit te dentisti

Një 3-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pasi iu nënshtrua mjekimit të dhëmbëve me ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare në Rrugën e Kavajës.

Fëmija ka ndërruar jetë i shtruar te pediartia, pasi mori mjekimin te dentisti. Ngjarja raportohet se ka ndodhur 3 ditë më parë.

Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici. Ata akuzojnë dentistin për injektim të një sasie të tepërt narkoze.

Policia ka referuar materialet për dentisitin ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital”, njofton policia.

Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, fëmija nuk është zgjuar dhe mjeku u ka thënë të shkojnë në shtëpi se do të zgjohet.

Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.

Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *