Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Si do të veprojë NATO nëse Serbia e kalon kufirin me Kosovën? Përgjigjet Ambasadorja e SHBA’së në NATO -

Si do të veprojë NATO nëse Serbia e kalon kufirin me Kosovën? Përgjigjet Ambasadorja e SHBA’së në NATO

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith, në një intervistë për Deutsche Welle në gjuhën angleze, ka folur për zhvillimet në Veri dhe tensionet që u shkaktuan atje pas sulmit terrorist dhe grumbullimit të forcave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

E pyetur nga gazetari i DW nëse NATO ka një plan në rast se Serbia vendos ta kalojë kufirin, Smith ka thënë se Aleanca është duke e monitoruar situatën derisa është duke u siguruar se KFOR ka aftësitë dhe personelin e mjaftueshëm për tu përballur me çdo eskalim të ardhshëm.

“Aleanca e NATO-s ka një mision të quajtur KFOR atje. Jemi përballur me destabilizim në rajon që lidhet me ngjarjet që ndodhën para dy javësh, ku u vranë disa persona dhe po ashtu edhe me dhunën dhe destablizimin që ndodhi gjatë majit të kaluar . Ne u takuam për këtë çështje të premten për të biseduar se çfarë mund të bëjë KFOR-i” ka thënë ajo.

Tutje Smith ka thënë se situata në Kosovë është në mendjen e aleatëve të NATO-s dhe se situata do të monitorohet.

“Ajo që kemi bërë për momentin është rritja e disa forca rezervë por edhe po i monitorojmë ngjarjet në terren po bëjmë thirrje për deeskalim por po sigurohemi që forcat e KFOR-it kanë aftësinë që iu duhet dhe personelin që i duhet dhe që të jenë në nivelin e lartë të gatishmërisë, që të përgatiten për çdo eskalim të ardhshëm . Pra është diçka që është në mendjen e aleatëve të NATO-s dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër”, ka theksuar Smith.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *