Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre. Për shkak të dhunës fizike që përjetojnë, viktimat në të shumtën e herëve përfundojnë me lëndime të rënda.
Me dhunë nga bashkëshorti i saj, është përballur edhe një grua nga Skenderaj, e cila ka përfunduar në spital gjatë ditës së djeshme.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ka qenë vetë viktima ajo e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku raportoi se burri i saj e ka rrahur me rrip pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes