Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
LAJMI I FUNDIT; Qeveria e Kosovës nuk do ta paguajë më rrymën në veri -

LAJMI I FUNDIT; Qeveria e Kosovës nuk do ta paguajë më rrymën në veri

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të paguajë më rrymën në veri për katër komunat me shumicë serbe, duke thënë se operatori Elektroserveri duhet ta nënshkruajë marrëveshjen, në bazë të udhërrëfyesit që janë dakorduar pala kosovare dhe ajo serbe.

Në një konferencë për media, Rizvanolli deklaroi se kur ka kaluar afati prej 100 ditëve vitin e kaluar, siç e ka përcaktuar udhërrëfyesi, më Qeveria nuk ka ndarë mjete.

“Ne kemi thënë me atë rast se pagesat e fundit që do të bëhen nga buxheti i Kosovës, do të jenë ato deri në afatin e zbatimit të kësaj marrëveshje. Kemi pasur kërkesa të vazhdueshme nga KOSTT-i që nga ajo kohë, mirëpo nuk kemi ndarë mjete shtesë si qeveri. Ne e kemi bërë të qartë për të gjitha palët se një mënyrë e tillë e funksionimit nuk mund të vazhdojë” – tha Rizvanolli para gazetarëve.

Sipas saj, edhe Qeveri edhe operatorët vendorë si KOSTT, KEDS apo ZRrE kanë kryer detyrat e veta, por sipas Rizvanollit, është pala tjetër që ka bërë zhagitje dhe sabotim.

“Me kërkesën e ndërmjetësuesve ne kemi vazhduar të diskutojmë shqetësimet, të qartësojmë e të tjera. Mirëpo pa bërë kompromise shtesë apo ndryshim të kësaj marrëveshje. Dhe u kemi bërë të qartë se versioni i fundit i kontratës që i është dërguar tashmë Elektroserverit, disa muaj më parë, është versioni i fundit i marrëveshjes i cili duhet të nënshkruhet nga ata”.

Ministrja Rizvanolli ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme KEDS-i i ka dërguar kërkesën e fundit për nënshkrim Elektroserverit dhe në këtë rast pala kosovare pret që nënshkrimi i marrëveshjes të bëhet shumë shpejtë, brenda ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *