Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur Nepalin këtë të diel.
Kjo u bë e ditur nga Qendra Kombëtare Sizmologjike e Nepalit, e cila njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në Dhading, rreth 55 kilometra në perëndim të Katmandus.
“Ne kemi ndjerë lëkundje shumë të forta. Disa banorë dolën me shpejtësi nga shtëpitë e tyre. Nuk ka raportime për ndonjë lëndim deri më tani”, Badrinath Gaire, burokrati më i lartë i qarkut Dhading.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 13 kilometra, tha Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, raporton Reuters.