Qeveria e Kosovës mbrëmë ka mbajtur një mbledhje elektronike, të 168-tën me radhë.
Në këtë mbledhje qeveria ka shqyrtuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës dhe vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1.675,150 euro për minierën e Trepçës.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:
Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe
Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndëramrrjen publike TREPÇA Sh. A..