“A mund t’i përgjigjesh pyetjes?” – Vuçiqi në siklet, përplaset me gazetarin Rexha

Pas takimeve që pati me krerë shtetesh në Bruksel, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pati një ballafaqim me gazetarin kosovar Xhemajl Rexha.

Gazetari Rexha e pyeti për mosnënshkrimin e marrëveshjes, por duket se Vuçiq nuk ishte i interesuar të flasë për këtë temë, kësisoj u shfaq në siklet.

“Vetëm mos u bë kaq i zhurmshëm, te lutëm. Unë të dëgjova ty mirë, pse je kaq nervoz, unë mund ta imagjinoj pse je kaq nervoz, unë nuk jam i shurdhër, as budalla, do të prononcohem çfarëdo që kam nevojë të them, mos u shqetëso. Nuk ishte çështja të nënshkruajë apo të mos nënshkruajë diçka, ne kaluam rreth kësaj çështje në Ohër, para Ohrit dhe aktualisht çka kemi nënshkruar është procesi i marrëveshjes më 2013 që ta dish dhe ajo u nënshkrua nga dy palët”, i tha Vuçiq i tensionuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *