Minatorët e minierës së “Trepçës” kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të grevës. Ata po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi tha dje ka pasur një takim me disa zyrtarë të qeverisë.
Jonuzi për Insajderin tha se nuk presin të ketë diçka nga ky takim.
“Me kryeshefin dhe bordin s’kemi pasur kontakt, por kemi zhvilluar një takim me të deleguarit nga qeveria. Takimi me ta është zhvilluar sot. Ata veç e kanë dëgjuar zërin tonë, nuk mund të them që presim diçka”, tha ai.
Tutje, Jonuzi bëri të ditur se 24 minatorë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë duke kërkuar ndihmë mjekësore.
“Gjendja është shumë e rënduar. Dita e pestë e grevës dhe ka 24 persona që po kërkojnë ndihmë”, u shpreh ai.