Ditën e sotme ka ndërruar jetë hokeisti amerikan Adam Johnson, pasi preu qafën me teh patine gjatë lojës së hojekit.
Ai ishte duke luajtur për Nottingham Panthers në një ndeshje të Challenge Cup kundër Sheffield Steelers kur pësoi një prerje në qafë gjatë periudhës së dytë të lojës në Sheffield’s Utilita Arena.
“Nottingham Panthers janë vërtet të shkatërruar për të njoftuar se Adam Johnson ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti të frikshëm në ndeshjen në Sheffield mbrëmë”, tha ekipi të dielën në mëngjes.
29-vjeçari ka lindur në Minesota, ndërsa luajti për Pittsburg Penguins në Ligën Kombëtare të Hokejit përpara se të kalonte sezonin 2020-21 në Suedi me Malmo Redhaëks, raporton Marca.com.
Ai e ka vazhduar karrierën në Kanada për Ontario Reign dhe në Gjermani për Augsburger Panther përpara se të pranonte të bashkohej me Nottingham për sezonin 2023-24.