Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Von Cramon: Kosova duhet ta formojë Asociacionin -

Von Cramon: Kosova duhet ta formojë Asociacionin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, sërish ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

duke vlerësuar Marrëveshja e Ohrit është një bazë e mirë që synon “t’i mundësojë Kosovës t’i bëjë hapat e ardhshëm dhe të materializojë qëndrimin e saj pro-evropian, reformat e saj, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

Mirëpo, siç thekson ajo për Deutsche Welle, “sado e hidhur të jetë, duhet të plotësohet një kusht dhe ai është që të bëhet propozimi për formimin e Asociacionit në një formë”.

“Dhe për sa kohë që kjo shkon kaq vështirë – që u nënshkrua dy herë, në vitin 2013 dhe 2015 – sigurisht që i gjithë procesi ngec”, tha Von Cramon.

“Nëse të dyja palët tregojnë një vullnet të caktuar politik për të arritur një kompromis, ne mund të bëjmë një hap të madh përpara”, thotë Von Cramon dhe në të njëjtën kohë vlerëson se “një pjesë e madhe e provokimeve vijnë nga Serbia, për këtë sigurisht që nuk ka dyshim – por ne gjithashtu duhet ta shohim që edhe Kosova kontribuon në këtë”, tha Cramon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *