Rreth gjysma e popullsisë në Shqipëri ka përjetuar një shqetësim të shëndetit mendor. Më shumë janë femra se meshkuj. Mbi 50% të parat dhe rreth 40% të dytët.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dalë në këtë përfundim në raportin e tranzicionit për vitin 2023 ku vendi ynë renditet i 19 ndër 37 shtete.
Shëndetin mendor BERZH e lidh ngushtë me produktivitetin dhe optimizmin për jetën. Një gjendje e mirë mendore thekson raporti rrit kohën në të cilën njerëzit janë të aftë për të punuar dhe shtuar të ardhurat. Çrregullimet mendore me në krye ankthin dhe depresionin renditen ndër 10 shkaqet kryesore që kufizojnë aftësitë e njerëzve.
Në Slloveni sipas raportit shqetësimi mendor është pothuajse aq i rrallë sa në Gjermani, ndërsa në Algjeri, Jordani dhe Tunizi rreth 90 % e të anketuarve raportojnë se kanë ndjerë ndonjë formë shqetësimi mendor të paktën një herë në javë. Incidenca mesatare në të gjithë shtetet është e më e lartë tek gratë sesa tek burrat. Burrat sqaron raporti mund të nën raportojnë shenja që tregojnë dobësi ndërkohë që anketa nuk mbulon simptoma që kanë të bëjnë me abuzimin me substancat narkotike, më të zakonshme tek meshkujt.
Më të përhapura problemet e shëndetit mendor janë tek të rinjtë dhe të moshuarit. 40% e tyre në rang global i kanë raportuar BERZH çrregullime së paku një herë në javë. Të anketuarit kanë treguar se si pasojë e çrregullimeve emocionale nga stresi dhe depresioni kanë aftësi të dobëta në ushtrimin e detyrave ditore./